Një nënë nga Strumica dyshohet se ka keqtrajtuar vajzën e saj

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria Themelore Publike Strumicë ka nxjerrë Urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj nënës së dyshuar për veprën penale – Moskujdesi dhe keqpërdorimi i fëmijës nga neni 201 paragrafi 3 i Kodit Penal.

“E dyshuara, ndonëse ishte e detyruar të mbështeste dhe të kujdesej për jetën dhe shëndetin e vajzës së saj 4-vjeçare, kishte neglizhuar rëndë detyrën e saj prindërore për kujdesin dhe edukimin, e braktisi atë dhe e lejoi fëmijën të lypte, gjë që ndikoi negativisht zhvillimin e tij, shëndetin dhe sigurinë personale. Si pasojë, shëndeti i fëmijës është dëmtuar rëndë dhe më 17 janar 2024 fillimisht është pranuar në NTP Spitali i Përgjithshëm Strumicë, e më pas është shtruar në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup” thuhet nga Prokuroria Publike.

Prokurori publik kompetent vazhdon të veprojë dhe pret ekspertizën nga Instituti i Mjekësisë Ligjore lidhur me shkaqet e lëndimeve të vajzës. Me kërkesë të prokurorit publik, Qendra për Çështje Sociale ka vepruar në përputhje me kompetencat e saj për të siguruar mbrojtjen e tre fëmijëve të tjerë të familjes.

The post Një nënë nga Strumica dyshohet se ka keqtrajtuar vajzën e saj appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy