Një person nga Shkupi dyshohet për tregti me lëndë narkotike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup mori urdhër për kryerjen e hetimeve ndaj një personi të dyshuar për kryerje e veprës penale “prodhim dhe shpërndarje pa leje të lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekusore”.

Siç njoftojnë sot nga Prokuroria Publike, i dyshuari 22-vjeçar nga Shkupi, në shtëpinë ku jetonte në vendbanimin Radishan, më 24 qershor, mbante në mënyrë të paligjshme droga narkotike – marijuanë me një peshë totale neto prej 534.59 gram, e paketuar në 11 pako najloni me peshe te ndryshme. Droga u gjet gjatë një kontrolli në dhomën e tij, gjatë së cilës u konfiskua një peshore dixhitale me mbetje të narkotikëve.

“Meqenëse ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun e arratisjes dhe mundësinë që i dyshuari të përsërisë krimin, prokurori publik kompetent i paraqiti një propozim gjykatësit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup për t’i përcaktuar masën e paraburgimit për të dyshuarin”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë Publike./Telegrafi/

Një person nga Shkupi dyshohet për tregti me lëndë narkotike shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy