Një pjesë e Tetovës mbi dy orë pa rrymë elektrike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tetovarët në pjesën qendrore të qytetit dje mbi dy orë kanë mbetur pa rrymë elektrike.

Sipas kompanisë që bën përçimin e rrymës elektrike për një defekt të një kablloje 15 trafo-stacione kanë mbetur pa rrymë.

“Ndalesat e djeshme të rrymës elektrike në Tetovë nga ora 20-22 ora janë tejkaluar pas ndërhyrjes së shpejtë të ekipeve. Ekipet në terren konstatuan se ka ndodhur defekt të një kabllo dhe rreth 15 trafo-stacione kanë mbetur pa mbushje”, thonë nga EVN.

Nga nisma qytetare kundër shtrenjtimi të rrymës elektrike ‘Boll më’, thonë se EVN la pa energji elektrike gjysmën e Tetovës.

Advertisement

“Në mes të dimrit, kur shumica e popullatës ngrohen me energji elektrike të lësh gjysmën e qytetit pa ngrohje është KRIM MË VETE. Si kulm i papërgjegjshmërisë, për 10 minuta të tëra EVN-ja në mënyrë të pandërprerë bënte kyçjen dhe ç’kyçjen e energjisë, e për pasojë të së cilës një numri të konsiderueshëm të qytetarëve u janë djegur aparatet shtëpiake”, thuhet në reagimin e ‘Boll më./Telegrafi/

 

Një pjesë e Tetovës mbi dy orë pa rrymë elektrike shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy