Njoftim me rëndësi nga DAP për të gjithë qytetarët që skanojnë kupona fiskal në aplikacionin “TVSH-ja ime”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Aplikacioni “TVSH-ja ime” ka dy ditë që punon me vështirësi.

DAP ka lejuar që të skadojë licenca për skanerin e kuponit fiskal.

Nga ana tjetër, Drejtoria pretendon se bëhej fjalë për përditësimin e softuerit dhe po punojnë për menjanimin e problemeve.

“Rritja dhe zhvillimi i shpejtë i teknologjisë imponon nevojën për të përshtatur aplikacionin TVSH-ja Ime. Dhe në të kaluarën, ka pasur më shumë personalizime në aplikacion. Këtë herë, përditësimi i referohet leximit të barkodit në aplikacion, për të mundësuar skanimin e shpejtë, të lehtë dhe të avancuar të faturave në versionet e reja të sistemeve operative”, thonë nga DAP.

Advertisement

Mirëpo, nuk ka përgjigje se pse kjo është lejuar dhe nuk është vepruar me kohë.

Tv Alfa edhe pse u mundua të kontaktoj me drejtoreshën e DAP-it, Sanja Lukarevska, ajo të paktën sot nuk ishte e disponuar të komentonte për përditësimin e aplikacionit.

Aplikacioni mund të përdoret sërish edhe pse nuk “kap” të gjitha llogaritë fiskale.

Për të qenë në gjendje të skanoni, duhet të zgjidhni opsionin “Basic” në seksionin “Profile”, në dritaren “Lloji i skanerit të barkodit”, ku tani thotë “Advanced”.

Advertisement

Faturat fiskale që nuk mund të skanohen mund të kryhen në kioskat dhe barkod lexuesit në ambientet e Drejtorisë së të Ardhurave Publike.

Aplikacioni TVSH-ja Ime përdoret nga mbi 460,000 persona.

Çmimet më të larta do të thotë më shumë taksa të mbledhura, veçanërisht TVSH.

DAP para tri javësh njoftoi se do ta rrisë pragun e rimbursimit përmes aplikacionit “TVSH-ja Ime” nga 600 në 700 denarë në muaj, por vetëm nga janari, megjithëse mjetet që mbledh për shkak të inflacionit janë shumë më të mëdha edhe tani.

Advertisement

Njoftim me rëndësi nga DAP për të gjithë qytetarët që skanojnë kupona fiskal në aplikacionin “TVSH-ja ime” shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy