Nuhiu anulon 20 vendime të ish-ministrit Çulev

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Maqedonisë së Veriut e pranoi kërkesën e ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, për anulimin e vendimeve për përcaktimin dhe urdhrat që i solli ministri i mëhershëm Naqe Çulev për shkak se janë marrë në kundërshtim me Ligjin për Qeveri dhe në kundërshtim me aktet nënligjore dhe nenet 106, 107 dhe 154 të Ligjit për Punë të Brendshme dhe nenet 36, 37 dhe 38 nga Marrëveshja kolektive në MPB.

Me këtë vendim, Qeveria anuloi 20 vendime të miratuara nga 11 qershori deri më 24 korrik të vitit 2020, njofton Telegrafi Maqedoni.

Me këtë vendim, punëtorët në MPB kthehen në vendet e mëhershme të punës.

Ndryshe, ministri teknik i MPB-së, Naqe Çulev deri të shtunën ishte ministër i MPB./Telegrafi/

Advertisement

Nuhiu anulon 20 vendime të ish-ministrit Çulev shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy