Nuhiu me thirrje për mërgimtarët: Regjistroni fëmijët që të përfshihen në regjistrimin e popullsisë në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëvendësministri i Ministrisë së Drejtësisë, Agim Nuhiu në një deklaratë për media, ju bëri thirrje mërgimtarëve që fëmijët që kanë lindur jashtë shtetit t’i regjistrojnë për të marrë numrin e amzës.

Me këtë, sipas zv.ministrit Nuhiu, fëmijët e lindur jashtë vendit do të mund të përfshihen në regjistrimin e popullsisë.

“I apeloj gjithë qytetarët të cilët ndodhen në vendlindje, të mund bëjnë regjistrimin e fëmijëve të cilët kanë lindur gjatë kësaj periudhe, që të mund të sigurojnë numër amëz, dhe më pastaj edhe t’i regjistrojnë gjatë procesit të regjistrimit të popullsisë”, tha Nuhiu.

Ai shtoi se Qendrat rajonale të gjendjes civile janë duke punuar me kapacitet të plotë dhe janë në dispozicion për t’i pritur mërgimtarët./Telegrafi/

Advertisement

Nuhiu me thirrje për mërgimtarët: Regjistroni fëmijët që të përfshihen në regjistrimin e popullsisë në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy