“Nuk do të ketë ndryshime kushtetuese në këto kushte dhe diktat bullgar”, thonë nga OBRM-PDUKM

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM e ka përsëritur qëndrimin e saj se nuk do t’i mbështesë ndryshimet kushtetuese. Nga kjo parti thonë se këtë do ta thonë edhe nesër në seancën plenare, në të cilën do të diskutohet për ndryshimet kushtetuese.

“Grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së është i qartë me qëndrim të vazhdueshëm, nuk do të ketë ndryshime kushtetuese në këto kushte dhe diktat bullgar. Grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së dhe koalicionit ia kanë thënë Komisionit për ndryshime kushtetuese dhe do ta përsërisin në seancë plenare”, kanë thënë OBRM-PDUKM.

“LSDM-ja dhe BDI-ja nuk mund të manipulojnë publikun edhe gjatë, gënjeshtrat e tyre do të shpërthejnë si flluskë sapuni tashmë këtë javë, kur populli do të shohë se qeveria nuk ka deputetë për ndryshime kushtetuese”.

“LSDM-ja dhe BDI-ja janë të vetëdijshëm se po fundosen dhe se nuk kanë rrugëdalje, por ditën që janë në pushtet vazhdojnë të gënjejnë dhe manipulojnë publikun dhe derisa po e bëjnë këtë po bëjnë kompanitë e afërta të tyre bëjnë miliona”, thuhet deklaratën e OBRM-PDUKM-së.

Advertisement

“Nuk do të ketë ndryshime kushtetuese në këto kushte dhe diktat bullgar”, thonë nga OBRM-PDUKM shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy