Nuk do të ketë rigjykim për rastin e grupit të Kumanovës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata e Lartë la në fuqi vendimin për të dënuarit në rastin e “Lagjes së Trimave” në Kumanovë.

Vendimi i Gjykatës së Lartë për mospërsëritjen e gjykimit për rastin është vlerësuar nga mbrojtja si shkelje flagrante e ligjit, pasi nuk janë marrë parasysh provat e mbrojtjes.

Mbrojtja paralajmëroi se do t’i drejtohej gjykatës në Strasburg.

Në këtë rast nuk do të ketë rigjykim. Gjykata Themelore Shkup, më 02.11.2017 i ka dënuar me 746 vite burg anëtarët e grupit të Kumanovës të akuzuar për terrorizëm për ngjarjet e 9 dhe 10 majit 2015 në Kumanovë.

Advertisement

Gjithsej 37 persona janë akuzuar për terrorizëm, shtatë prej të cilëve janë dënuar me burgim të përjetshëm.

Nga të shtënat në Kumanovë mbetën të vrarë tetë policë dhe 40 të plagosur./Telegrafi/

Nuk do të ketë rigjykim për rastin e grupit të Kumanovës shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy