Nuk i takoi partitë e opozitës shqiptare në Maqedoni, Memli Krasniqi thotë se prioritet kanë udhëheqësit e institucioneve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sot ka qëndruar për vizitë në Maqedoninë e Veriut.

Ai është takuar me krerët shtetëror, si dhe kryetarët e partive, por i ka anashkaluar ato opozitare dhe për këtë është pyetur nga gazetarët.

Krasniqi tha se prioritet për takime kanë udhëheqësit e institucioneve.

“Padyshim që ata që kanë përgjegjësinë udhëheqëse institucionale, e kanë edhe rëndësinë prioritare, se në fund të fundit janë te vendimmarrja”, tha Krasniqi, duke shtuar se nuk përzihet në çështje të brendshme të asnjë shteti, dhe se ka miq në të gjitha partitë.

Advertisement

“Kam ardhur në vizitë për të takuar udhëheqësit e institucioneve të shtetit, me aq sa di në njërën nga partitë ende ka probleme në lidership, unë i kam takuar edhe më herët, kam miq edhe aty, por që nuk ishte ky rasti”, tha mes tjerash Krasniqi.

Nuk i takoi partitë e opozitës shqiptare në Maqedoni, Memli Krasniqi thotë se prioritet kanë udhëheqësit e institucioneve shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy