minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Nuk ka ndryshim në pozitën bullgare për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut për integrim në BE - Struga.info


Nuk ka ndryshim në pozitën bullgare për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut për integrim në BE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nuk ka ndryshim në qëndrimin e Bullgarisë për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut për inkuadrim në BE, në mbledhjen e djeshme të Këshillit për Punë të Përgjithshme, publikoi BNR, lajmëroi korrespondenti i AIM-s nga Sofja.

Vetoja bullgare mbetet, edhe pse, sipas burimeve diplomatike, qëndrimi i ashpër i planifikuar i Bullgarisë, i cili duhej të shprehet para Këshillit, nuk është treguar për shkak të tragjedisë në autostradën Struma.

Përfaqësuesi i përhershëm i Bullgarisë në BE, Rumen Aleksandrov, së pari shprehu ngushëllime të thella për incidentin në të cilin humbën jetën 45 qytetarë të Maqedonisë dhe theksoi se Maqedonia e Veriut ende nuk i plotëson kriteret për mbajtje të konferencës së parë ndërqeveritare.

Ai ka shtuar se Bullgaria në muajt e fundit ka propozuar një numër të madh të opsioneve për tejkalim të çështjeve të hapura si garancione për të drejtat e njerëzve me vetëdije bullgare, si dhe që Maqedonia e Veriut duhet të ndërmarrë obligime konkrete, prej të cilave disa duhet të plotësohen në plan afatshkurtër, ndërsa të tjerat të jenë mes kërkesave në kornizën e ardhshme negociuese. Aleksandrov ka thënë që para se të ndodh kjo nuk mund të pritet përparim.

Advertisement

Sekretari shtetëror slloven për Çështje Evropiane, Gashper Dovzhan, siç lajmëroi korrespondenti i AIM-s nga Brukseli, deklaroi se fokus i madh në mbledhjen e sotme është vendosur në kontestin maqedono-bullgar.

“Më gëzon që ka mbështetje të përgjithshme për të gjithë procesin, por ende ka çështje bilaterale, veçanërisht të theksuara nga ana e Bullgarisë. Por shpresoj se deri në fund të kryesimit tonë me BE-në do të arrijmë t’i zgjidhim problemet, ky proces duhet të jetë pozitiv”, deklaroi Dovzhan.

The post Nuk ka ndryshim në pozitën bullgare për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut për integrim në BE appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy