Nuk planifikohet vendosje e kufizimeve pas të hënës në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nuk planifikohet asnjë masë kufizuese nga e hëna e andej, edhe përkundër numrave të lartë të të infektuarve të rinj me coronavirus.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, nuk paralajmëroi vazhdim të orës policore, edhe pse la rezerva se deri në javën e ardhshme, ky vendim mund të ndryshojë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për momentin asnjë masë kufizuese nuk planifikohet nga e hëna, por gjithsesi duhet të presim”, tha Filipçe, i cili njoftoi se do të analizohen rastet e reja.

Ai u shpreh i bindur se autoritetet shëndetësore me sukses janë duke menaxhuar edhe me valën e re të coronavirusit.

Advertisement

Filipçe tha se edhe 180 rastet e sotme janë në kuadër të klasterëve të njohur, të cilat tregojnë se pozitiv me virusin janë 15 familje./Telegrafi/

Nuk planifikohet vendosje e kufizimeve pas të hënës në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy