OBRM-PDUKM: 12 drejtorë të Kirurgjisë dhe ministri Ilir Demiri janë fajtorë për të gjitha operacionet e anuluara

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia opozitare OBRM-PDUKM ka hedhur akuza të rënda ndaj 12 drejtorëve të Kirurgjisë dhe ministrit të Shëndetësisë, Ilir Demiri, lidhur me anulimin dhe refuzimin e një numri të madh operacionesh në vend gjatë 15 ditëve të fundit.

“Prej më shumë se dy javësh pacientët në të gjithë vendin po vuajnë pasojat e pamundësisë së kryerjes së operacioneve mjekësore ndaj tyre. Prej 15 ditësh drejtorët e Kirurgjisë dhe ministri Demiri nuk bëjnë asgjë për të korrigjuar problemin e Kirurgjisë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Opozita gjithashtu thekson se përgjegjësia e drejtpërdrejtë për këto probleme i takon udhëheqësve të emëruar nga partitë LSDM dhe BDI, të cilët, sipas tyre, po shkatërrojnë kujdesin shëndetësor në prag të një tranzicioni të ri qeverisës. OBRM-PDUKM paralajmëron se do të ndërmarrë hapa për të siguruar llogaridhënie për të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë dështim dhe për ata që nuk kanë vepruar për të ndrequr situatën.

The post OBRM-PDUKM: 12 drejtorë të Kirurgjisë dhe ministri Ilir Demiri janë fajtorë për të gjitha operacionet e anuluara appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy