OBRM-PDUKM: 500 qytetarë e humbën jetën për shkak të paaftësisë së Zaevit dhe Filipçes

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, e ka akuzuar pushtetin për vdekjen e 500 personave si pasojë e coronavirusit.

Nga OBRM-PDUKM thonë se 500 qytetarë e humbën jetën për shkak të paaftësisë dhe mosinteresimit të Zoran Zaevit dhe Venko Filipçes.

“Pothuajse gjashtë muaj që Republika e Maqedonisë është prekur me pandeminë e Covid 19, Qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe Zaev ende nuk kanë strategji, e as mënyrë si të menaxhohet me të njejtën. Edhe pse nga fillimi i pandemisë, në konferencat për shtyp nga ana e ministrit Filipçe dëgjonim se shteti mirë po menaxhon me virusin dhe me zgjuarsi po përcjelljet situata, gjithsesi, numrat e përditshme nga fillimi e deri tani, tregojnë që jo vetëm që Qeveria nuk ka asnjë masë për menaxhim me krizën, por edhe ka ngritur duart nga situata dhe qytetarët janë lënë të kujdesen vet për shëndetin”.

“Numrat fillestare të të infektuarve nga virusi që ishte paraparë ishte rreth 2000 të infektura, ndërsa sot jemi dëshmitarë për numra frapante prej mbi 11 mijë të infektuar dhe për fat të keq, rreth 500 të vdekur”, shprehen nga OBRM-PDUKM.

Advertisement

Nga kjo parti thonë se Maqedonia është bërë Llombardia e Ballkanit sepse shteti nuk ka strategji e as plan si të luftojë pandeminë./Telegrafi/

OBRM-PDUKM: 500 qytetarë e humbën jetën për shkak të paaftësisë së Zaevit dhe Filipçes shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy