OBRM-PDUKM: A po digjen materiale për të mbrojtur krimin?

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zjarri në kazermën e NP “Rrugë dhe rrugicat”, që shkatërroi dokumentacionin dhe gjithë arkivin për funksionimin e kësaj kompanie, është zjarri i katërt radhazi në një institucion shtetëror.

“Ende është e paqartë se çfarë është djegur, kur dhe si ka rënë zjarri dhe cila është arsyeja për këtë. A është një zjarrvënie e qëllimshme për djegien e materialeve të caktuara dhe nëse po, çfarë krimi mbrohet? Zjarri në NP ‘Rrugë dhe rrugicat’ vjen pas një sërë zjarresh në institucionet shtetërore, si VSM, Inspektorati i Mjedisit, Ministria e Drejtësisë”, tha në konferencën e sotme për media Naum Stoilkovski, zëdhënës i OBRM-PDUKM-së.

OBRM-PDUKM kërkon përgjegjësi dhe i bën thirrje Prokurorisë Publike dhe institucioneve kompetente që të hetojnë rastin në detaje, të largohen nga presioni i pushtetit dhe të punojnë ekskluzivisht në përputhje me ligjin./Telegrafi/

OBRM-PDUKM: A po digjen materiale për të mbrojtur krimin? shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy