OBRM-PDUKM do të paraqesë 200 amendamente, po nuk do të bllokojë miratimin e buxhetit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

OBRM-PDUKM do të mbështesë dhe nuk do ta bllokojë miratimin e buxhetit për vitin e ardhshëm në Kuvend, njoftoi në një prononcim për “Telma”, koordinatori i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Nikolla Micevski.

“Buxheti është dokument për qytetarët dhe OBRM-PDUKM nuk planifikon ta bllokojë si më parë, sepse nuk ka bllokuar asgjë që është në interes të qytetarëve. Ne do të marrim pjesë në komision. Kemi rreth 200 amendamente, të cilat i referohen mbrojtjes së mjedisit, ajrit të pastër, energjisë, ekonomisë, investimeve kapitale. Buxhetin do ta mbështesim në seancë plenare, ai është për shtetin”, theksoi Micevski.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi ditë më parë ka njoftuar se Komisioni për Financa dhe Buxhet do të fillojë më 15 nëntor dhe do të debatohet në seancë plenare më 26 nëntor.

“Pas kësaj buxheti i kthehet Qeverisë për shqyrtim. Ajo do të rishqyrtohet në seancën plenare të 1 dhjetorit dhe do të votohet deri në mesnatën e 5 dhjetorit”, sqaroi Xhaferi./Telegrafi/

Advertisement

OBRM-PDUKM do të paraqesë 200 amendamente, po nuk do të bllokojë miratimin e buxhetit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy