OBRM-PDUKM do të votojë e përmbajtur për Ligjin për Sëmundje Infektive

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Koordinatori i grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së Nikolla Micevski sot deklaroi se deputetët e kësaj partie do të marrin pjesë në seancën e Kuvendit ku në rend të ditës do të jenë Ligji për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet ngjitëse, e paraparë për më 27 tetor, por do të votojnë të përmbajtur për propozim ligjin.

“Vetë Ligji për mbrojtje nga sëmundjet ngjitëse nuk ofron zgjidhje, gjegjësisht masat të cilat i presin qytetarët, por këta duhet t’i paraqet Qeveria. Në vetë hyrjen e Ligjit shkruan se ekziston nevoja për të rishikuar dispozitat për kundërvajtje të Ligjit për Mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infektive, e cila është krejtësisht e ndryshme nga ajo që tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dy ditët e kaluara”, tha Micevski.

Ai tha se OBRM-PDUKM ka kërkuar seancë për këtë Ligj që të mbahet dje ose sot, për shkak se numri më i madh i deputetëve vetëm se ishin të pranishëm në objektin e Kuvendit ku debatonin për rishikimin e buxhetit./Telegrafi/

OBRM-PDUKM do të votojë e përmbajtur për Ligjin për Sëmundje Infektive shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy