OBRM-PDUKM: Filipçe e ka vendosur Maqedoninë në vendin e pestë për vdekshmëri nga COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, e ka akuzuar sërish ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe, për keqmenaxhim të situatës me pandeminë COVID-19.

Nga kjo parti thonë se Filipçe e ka vendosur Maqedoninë në vendin e pestë nga 33 shtete evropiane sipas shkallës së vdekshmërisë nga coronavirusi në 100 mijë banorë.

“Filipçe çdo ditë varros anëtarë të shumë familjeve. Ai nuk i ka të gjitha resurset për të ndihmuar dhe gjithçka që bën dështon”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Kjo parti kërkon dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, si dhe përgjegjësi nga Qeveria për gjendjen me coronavirusin./Telegrafi/

Advertisement

OBRM-PDUKM: Filipçe e ka vendosur Maqedoninë në vendin e pestë për vdekshmëri nga COVID-19 shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy