OBRM-PDUKM flet për ndërprerjen e bashkëpunimit me ASH-në: Ndjejmë keqardhje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM janë prononcuar pas vendimit të Aleancës për Shqiptarët për të ndërprerë bashkëpunimin me këtë parti.

Nga OBRM-PDUKM-ja thonë se ndjejnë keqardhje që ASh-ja nuk e njohu mundësinë për të deligjitimuar pushtetin aktual.

“Është një vendim që është marrë nën presionin artificial dhe teatrin e rremë të tensioneve ndëretnike të paralajmëruara nga qeveria e LSDM-së dhe BDI-së dhe pas të cilit qëndron vetëm dëshira për të ruajtur privilegjet e pushtetit, tenderët dhe asimilimin që po e kryen Qeveria. Na vjen keq që Aleanca nuk e pa mundësinë për të delegjitimuar plotësisht politikat kriminale të BDI-së, por u zhyt në skenarin e tyre për të ruajtur pushtetin. Dhe në këtë kontekst, Aleanca për Shqiptarët duhet të vendosë se çfarë është më e rëndësishme? nëse do të ndryshojë kjo qeveri, e cila sjell një jetë të keqe për shqiptarët dhe maqedonasit, apo nëse do ta vazhdojë lojën dhjetëvjeçare të BDI-së me shqiptarët dhe lojën e tyre false nacionaliste”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Përfundimi i bashkëpunimit të koalicionit në mes dy partive u bë i ditur dje përnes një deklaratë për media nga selia e Aleancës për Shqiptarët në Tetovë.

Advertisement

OBRM-PDUKM flet për ndërprerjen e bashkëpunimit me ASH-në: Ndjejmë keqardhje shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy