OBRM-PDUKM kërkon sërish dorëheqjen e Filipçes

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “është e turpshme dhe e ulët ajo që Filipçe në vend që të shpëtojë jetë ai publikon parodi dhe video me papagall”.

“Filipçe është ministri i Gjenocidit në Maqedoni, për shkak se mbi 1.000 të vdekur nuk ka pasur as gjatë luftës së dytë botërore. Në ditën kur 42.6% e të testuarve rezultojnë të infektuar dhe kur kemi mbi 20 të vdekur e shohim se sa seriozisht e merr punën ministri. Kjo nuk është për të qeshur, kjo është për të qarë. Dorëheqja dueht të ndodhë kur ministri mjell gjenocid”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se ministri po sillet sikur të jetë nga një planet tjetër duke thënë se Qeveria po menaxhon mirë me epideminë, ndërsa Maqedonia, thonë nga OBRM-PDUKM, tejkaloi 1000 të vdekur ndërsa 41% e të testuarve rezutlojnë pozitiv.

“Ky numër nuk është i mjaftueshëm të ndjejë përgjegjësi. Përkundrazi ai fajin e kërkon tek opozita dhe qyqarët. Siç kanë nisur kështu ai dhe LSDM do të thonë se edhe Spasovski dhe Rashkovski janë infektuar me COVID-19 në protestat e OBRM-PDUKM-së”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.

Advertisement

Sipas tyure Maqedonia përveç epidemisë me coronavirusit ka edhe epidemi me paaftësinë e ministrit Filipçe.

“Qytetarët për çdo ditë infektohen dhe vdesin nga epidemia, ndërsa Filipçe, Zaev dhe Qeveria thonë se në mënyrë të sukseshme menaxhojnë”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/

OBRM-PDUKM kërkon sërish dorëheqjen e Filipçes shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy