OBRM-PDUKM kritikon pushtetin për gjendjen me coronavirusin në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëpërmjet një kumtese të lëshuar nga OBRM-PDUKM thuhet se se “për shkak të paaftësisë dhe papërgjegjësisë së Qeverisë së Zaev, Maqedonia thuajse 14 mijë të infektuar dhe afër 600 të vdekur”.

“Qeveria kriminale e Zaevit nuk kujdeset për qytetarët. Ata kujdesen në mënyrë maksimale në krim dhe në shpërbërjen e shtetit. Për këtë flasin edhe numrat e zeza në ekonomi. Maqedonia është i vetmi shtet në të cilën falimentoi banka gjatë kësaj periudhe”, shprehen nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se shteti ka hyrë në borxh për një miliardë euro vetëm për tre muaj dhe ekonomia e Maqedonisë nuk është ndihmuar.

Advertisement

“36 mijë qytetarë mbetën pa punë. Kjo Qeveri bëri deficit buxhetor prej 520 milionë eurove për shtatë muaj e parë dhe ekziston frika mes ekspertëve se deri në fund të shtetit nuk do të ketë mjaftueshëm mjete në shtet”, thonë nga kjo parti./Telegrafi/

OBRM-PDUKM kritikon pushtetin për gjendjen me coronavirusin në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy