OBRM-PDUKM: Kush i dha mandat Zaevit që të negociojë dhe të nënshkruajë non paper

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëpërmjet një kumtese të dërguar për mediat, OBRM-PDUKM ka reaguar duke thënë se “kur OBRM-PDUKM dhe Hristijan Mickoski deklaronin se ekziston non paper e që Zaevi e negocionon, nga Qeveria thanë se janë shpikje”.

“Tani kur nga gazetarë austriakë merret vesh se jo vetëm që është ofruar por edhe është nënshkruar non paper, Qeveria tradhtare e paaftë e Zaevit po hesht”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.

Ata pyesin nga ku e mori lejen Zaevi që të negociojë dhe cila është përmbajtja e vërtetë e non paperit për të cilin po shkruajnë mediat dhe çka dëshiron të fshehë Zaevi nga publiku.

“A do të kërkojë tani falje Zaevi për atë që e gënjente publikun”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Advertisement

 

OBRM-PDUKM: Kush i dha mandat Zaevit që të negociojë dhe të nënshkruajë non paper shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy