Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, i ka ftuar partitë në pushtet që ta mbështesin rezolutën e tyre në Kuvend, për negociatat me Bullgarinë.

“Nga kjo parti thonë se nëse ato janë të sinqerta ndaj Maqedonisë, duhet ta mbështesin rezolutën për vijat e kuqe për negociatat me Bullgarinë.

“Nuk ka nevojë për ndryshime në tekst. Rezoluta thekson vijat e kuqe dhe mbron gjuhën, kombin dhe identitetin. Rezoluta është një kornizë nga e cila nuk duhet të dalë as Zoran Zaev dhe as ndonjë qeveri tjetër. Nëse LSDM dhe BDI kanë interesin e njerëzve, mbi të gjitha, nuk ka asnjë arsye për të mos e pranuar rezolutën”.

“Ne presim që interesat e partisë të kapërcehen dhe të gjithë të qëndrojnë pas interesit të shtetit. Rezoluta do të jetë një pozicion kombëtar dhe si e tillë vetëm mund të forcojë pozicionet maqedonase. Ne apelojmë që të mos gjenden justifikime dhe që Rezoluta të bllokohet përmes Kuvendit. Ne presim një qasje të përgjegjshme”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

OBRM-PDUKM: Nuk ka nevojë për ndryshim të tekstit, LSDM dhe BDI ta mbështesin rezolutën shkruan Telegrafi.