OBRM-PDUKM për qeverinë e re: Presim të shikojmë detajet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pasi që LSDM njoftoi se sot pritet një marrëveshje përfundimtare me BDI për të formuar një qeveri, nga OBRM-PDUKM për “Fokus” thonë se ata do të reagojnë pasi të dihen detajet, sepse, siç thonë ata, LSDM-ja i mban qytetarët pa informacione rreth negociatave.

“Le të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë gjatë ditës dhe të shohim detajet, duke pasur parasysh që qytetarët i mbajnë pa informacione rreth procesit”, tha, Dimçe Arsovski.

Sa i përket bojkotit të mundshëm, domethënë mungesës së tyre në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, Arsovski thotë se ato tashmë janë pjesë e seancës.

“Sa i përket pyetjes së dytë, OBRM-PDUKM është tashmë pjesë e seancës konstitutive”, përgjigjet Arsovski./Telegrafi/

Advertisement

OBRM-PDUKM për qeverinë e re: Presim të shikojmë detajet shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy