OBRM-PDUKM: Shkaku i mos investimeve të LSDM-së, sot shumë fëmijë ende presin për pranim nëpër çerdhe

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për shkak të paaftësisë së Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale, mbi 2400 fëmijë në Shkup presin pranim në çerdhe, sepse me vite nuk ka pasur ndërtime të objekteve të reja, akuzoi partia opozitare maqedonase, OBRM-PDUKM.

Sipas partisë opozitare, pasi LSDM ka qenë në pushtet 5 vite si pushtet qendror dhe 4 vite si pushtet lokal në disa komuna, nuk ka pasur asnjë investim në ndërtimin e çerdheve të reja.

“Mos puna e LSDM-së në MPPS-së për 5 vite me radhë, tashmë rezulton me mijëra fëmijë që presin pranim në çerdhe. Në Kisella Vodë 400 fëmijë presin pranim në kopsht. 460 fëmijë në Gazi Babë. Në Aerodrom numri i fëmijëve që presin për pranim është 900. Ndërsa në Gjorçe Petrov 500.

“Kryetarët e OBRM-PDUKM-së e morën pushtetin për ta zgjidhur problemin e mungesës së akomodimit, por problemi që është krijuar me vite nuk mund të zgjidhet për një vit”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Advertisement

Po ashtu, thonë se MPPS nuk ka dhënë 86 pëlqime për pranimin e punëtorëve në çerdhet e fëmijëve në Shkup. Sipas OBRM-PDUKM-së ministrja Trençevska nuk po bën asgjë.

“Përgjegjësia për numrin e madh të fëmijëve që nuk mund të pranohen në çerdhe është përgjegjësi vetëm e LSDM-së që nuk kanë bërë asgjë për 5 vite. Përgjegjësia për bllokimin e dhënies së pëlqimit për punësim nëpër çerdhe është edhe në llogari të LSDM-së dhe është jashtëzakonisht tendencioze”, thonë nga partia opozitare.

OBRM-PDUKM: Shkaku i mos investimeve të LSDM-së, sot shumë fëmijë ende presin për pranim nëpër çerdhe shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy