OBRM-PDUKM: Krimi i LSDM-BDI kushton jetë, pas 15 ditëve ende nuk ka përgjigje dhe përgjegjësi për 45 viktimat

Pinterest LinkedIn Tumblr +

OBRM-PDUKM përmes një komunikate thotë se kanë kaluar 15 ditë nga katastrofa me autobusin e Besa Trans, ndërsa qeveria nuk ka as përgjigje dhe as përgjegjësi.

Sipas tyre, Zaev po ikën nga opinioni publik me teatër në vend që të japë përgjegjësi për vdekjen e 45 personave, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Qeveria LSDM-BDI hesht se si është e mundur që pa vërtetim licence, autobusi i Besa Trans të ketë udhëtuar 140 herë në ture ndërkombëtare. Heshtin se si është e mundshme që autobusi të mos vendoset në sistemin e doganës”, shprehen nga kjo parti.

Ata shtojnë se nuk ka përgjigje as për keqpërdorimet e tabelave të regjistrimit, as kush e ka dhënë homologimin.

Advertisement

“MPB, dogana, Inspektorati për Transport, Ministria për Transport dhe institucione janë përgjegjëse për shumë lëshime dhe keqpërdorime. Për këtë arsye, institucionet luajnë ping-pong me përgjegjësinë njëlloj si me tragjedinë e Spitalit të Tetovës”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Në fund thuhet se papërgjegjësia dhe krimi i qeverisë LSDM-BDI kushton jetë./Telegrafi/

 

OBRM-PDUKM: Krimi i LSDM-BDI kushton jetë, pas 15 ditëve ende nuk ka përgjigje dhe përgjegjësi për 45 viktimat shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy