OBRM-PDUKM thotë se qeveria ka shpenzuar dy milionë euro për mobilje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga partia opozitare maqedonase akuzojnë partitë politike në pushtet se kanë blerë mobilje dhe shërbime të ndryshme.

Sipas tyre, dy milionë euro ka shpenzuar për shpenzime joproduktive si kafe, mobilje, automjete zyratre, larje të parave, shërbime hotelerike, dhurata dhfe lule në krizë siç është kriza e sotme.

“Më e rëndësishmja është se doli në pah dallimi mes LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së në punë. Sot qytetarët mund t’i shohin kryetarët e komunave nga OBRM-PDUKM me projekte edhe pse ka pengesa të mëdha, ndërsa LSDM dhe BDI pas vete kanë një zero të madhe”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë Maqedonia është e fundit në Evropë sipas standardit jetësor, sipas BPV-së dhe investimeve të huaja.

Advertisement

“Këtë e ndjejnë qytetarët dhe e shohin dhe për këtë shkak LSDM dhe BDI do të humbasë zgjedhje”, thonë nga kjo parti./Telegrafi/

OBRM-PDUKM thotë se qeveria ka shpenzuar dy milionë euro për mobilje shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy