OBRM-PDUKM tregon se sa mijëra euro ka shpenzuar Qeveria e Maqedonisë për mobilje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga partia maqedonase opozitare, OBRM-PDUKM akuzojnë qeverinë duke thënë se “kryeministri kërkon nga populli të kursejë, ndërsa ata kanë blerë mobilje dhe kanë harxhuar 300 mijë euro për disa muaj”.

“MPB gjatë periudhës kur ka ditur se do të ketë krizë ekonomike në vend se të ndalojë procedurat e tilla për shpenzime joproduktive, kanë blerë mobilje në vlerë prej 250 mijë eurove”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se zëvendësministri Mariçiq në resorin e ri ka nisur procedurë për blerjen e mobiljeve dhe shërbime për larjen e automejteve në vlerë prej 700.000 eurove.

“Edhe Bujar Osmani ka blerë mobilje në muaj kur e kanë ditur se do të ketë krizë ekonomikë dhe ka kushtuar mbi 20 mijë euro. Nikollovski në Ministrinë e Bujqësisë edhe pse ka ditur se do të ketë krizë në vend që të ndihmojë bujqit ka paguar shërbime për larjen e automjeteve në vlerë prej 470.000 eurove”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Advertisement

OBRM-PDUKM tregon se sa mijëra euro ka shpenzuar Qeveria e Maqedonisë për mobilje shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy