OBRM-PDUKM: Vetëm në gjyqësinë e LSDM-së dhe BDI-së i akuzuari i parë merr dënim minimal, ndërsa i akuzuari i gjashtë dënim maksimal

Pinterest LinkedIn Tumblr +
OBRM-PDUKM: Vetëm në gjyqësinë e LSDM-së dhe BDI-së i akuzuari i parë merr dënim minimal, ndërsa i akuzuari i gjashtë dënim maksimal

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, ka reaguar në lidhje me aktgjykimin për rastin “Llaskarca” që u shpall nga Gjykata Penale e Shkupit.

Nga OBRM-PDUKM thonë se vetëm në rastin e LSDM-së dhe BDI-së, dënimin më të vogël të të akuzuarve e merr i akuzuari i parë, shefi i “Durmo Tours” (4 vite), ndërsa shoferi që është i akuzuari i gjashtë mori dënimin më të lartë me 14 vite burg.

Lexo po ashtu
Aksidenti në Llaskarcë – katër vite burg për pronarin e “Durmo Tours”, 14 vite për shoferin e autobusit

Advertisement

“Vetëm në juridiksionin e LSDM-së dhe BDI-së, më shumë vlerë ka mendimi i ekspertit të një mësuesi të gjimnazit në pension sesa ekspertiza e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike. U deshën pesë vjet që gjyqësia e LSDM dhe BDI të vendosin për 16 jetë të humbura në autobusin e përmbysur me frena të dëmtuara”.

“Prandaj besimi në drejtësi është vetëm 2 për qind”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Advertisement

OBRM-PDUKM: Vetëm në gjyqësinë e LSDM-së dhe BDI-së i akuzuari i parë merr dënim minimal, ndërsa i akuzuari i gjashtë dënim maksimal shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy