Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore – tashmë 15 vjet lidere në forcimin e klimës së biznesit dhe mbrojtjen e interesave të biznesit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore – tashmë 15 vjet lidere në forcimin e klimës së biznesit dhe mbrojtjen e interesave të biznesit

Suksesi i një kompanie apo institucioni vjen për shkak të rritjes së vazhdueshme të produktivitetit, përmirësimit të motivimit të fuqisë punëtore, gjegjësisht të punësuarve, forcimit dhe zhvillimit të bashkëpunimeve, përqendrimit në qëllimet dhe idetë.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, që nga themelimi i saj e deri më sot, ka qenë sinonim i mbrojtjes së interesave të biznesit në vend dhe ekonominë në tërësi. Si lidere në veprimtarinë e saj, Oda Ekonomike ndikon në forcimin e klimës ekonomike dhe mundëson qasje në një rrjet të gjerë biznesesh, kontaktesh dhe informacionesh afariste.

Oda Ekonomike mbajti kuvendin themelues në Hotel Lirak në Tetovë, më 11 Nëntor 2005, ku përcaktoi qëllimin e punës.

Nëpërmjet aktiviteteve që i realizon, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore u ofron anëtarëve sigurinë që kompania e tyre do të mbështetet në mënyrë strategjike. Meritorë për ekzistencën 15 vjeçare të Odës Ekonomike janë partneritetet afatgjata që ndërton me anëtarët e saj të shumtë.

Advertisement

Me qëllim të përmirësimit të partneriteteve afariste dhe promovimit të kompanive, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore organizon çdo vit një ngjarje, ku publikon katalogun TOP 100. Viti i kaluar ishte vit jubilar për Odën, në të cilin, krahas 15 vjetorit të ekzistencës së saj, u kremtua edhe edicioni jubilar i 10 vjetorit të ngjarjes TOP 100. Kjo ngjarje ka efekt në rritjen e konkurrencës ndërmjet kompanive, duke stimuluar njëkohësisht zhvillimin dhe investimet. Nëpërmjet katalogut TOP 100, prezantohen në mënyrë transparente të dhënat financiare të bizneseve, gjë që kontribuon më tej në rritjen e motivimit të kompanive për të vazhduar investimin në veprimtarinë e tyre dhe që të synojnë të fitojnë pjesën më të madhe të tregut.

Promovimi luan një rol shumë të rëndësishëm për suksesin e kompanive, veçanërisht në një kohë kur teknologjia po arrin kulmin e saj. Nëpërmjet ngjarjes tradicionale TOP 100, renditen dhe shpërblehen kompanitë më të mëdha dhe më të suksesshme, të cilat kanë dhënë kontribut të veçantë në veprimtarinë e tyre.
Oda ka qenë partneri i vetëm i Forumit Ekonomik Global (World Economic Forum) për tre vjet, ndërsa çdo ditë merr pjesë në shumë forume ekonomike në mbarë botën. Kjo ndihmon më tej kompanitë që të modernizojnë plotësisht punën e tyre, për t’u bërë konkurruese në tregun botëror dhe për të garuar me shumë kompani të mirënjohura.
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, si organizatë udhëheqëse në përfaqësimin e interesave afariste, ka 15 vjet që po krijon një ambient të rehatshëm për zhvillim.

Profesionalizmi, paanshmëria, transparenca dhe përvoja, janë vlerat dhe parimet falë të cilave Oda arrin të ndihmojë, të faktorizojë dhe të udhëheqë proceset socio-ekonomike, të cilat përmirësojnë më tej rritjen dhe zhvillimin e kompanive. Përmes të dhënave dhe rezultateve të shumta që i arrin, Oda Ekonomike kontribuon në zvogëlimin e papunësisë, zhvillimin dhe rritjen ekonomike, si të bizneseve ashtu edhe të ekonomisë në tërësi.

Advertisement

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore – tashmë 15 vjet lidere në forcimin e klimës së biznesit dhe mbrojtjen e interesave të biznesit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy