Oda energjetike kërkon ndihmë nga Qeveria e Maqedonisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kriza energjetike do t’i kushtojë Maqedonisë së Veriut më shumë se një miliard euro, pohojnë nga Oda Ekonomike e Energjetikës. Biznesmenët i fajësojnë kuadrot joprofesionalë të qeverisë dhe përsëri kërkuan shkarkimin dhe dorëheqjen e ministrave nga resorët ekonomikë.

“Kriza me siguri do të na kushtojë një miliardë euro. Nëse ju kujtohet, në gusht kur reagova që shteti të investonte vetëm 300 milionë euro, ne do kishim shpëtuar nga kjo krizë. Ne do blinim energji elektrike dhe shteti sërish do ua shiste furnizuesve të licencuar dhe ata energji elektrike do mund ta shisnin me çmim më të ulët”, tha Gjorgji Manaskov Kryetar i Odës Ekonomike të Energjisë

Nga kjo shoqatë biznesi thanë se kanë dërguar kërkesë për ndihmë për kompanitë nga kriza energjetike, por edhe propozime se si të zvogëlohen dëmet nga situata aktuale energjetike.

Nëse nuk ka përgjigje nga Qeveria, biznesmenët paralajmërojnë protesta masive më 25 të këtij muaji. Ministri i Ekonomisë dje bëri të ditur se deri më tani shteti ka shpenzuar 170 milionë euro për ballafaqim me krizën energjetike. /Alsat.mk

Advertisement

Oda energjetike kërkon ndihmë nga Qeveria e Maqedonisë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy