OEMVP kërkon që sektori i biznesit të jetë prioritet në vaksinimin anti-Covid

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore, ka kërkuar, që sektori i biznesit të jetë prioritet në vaksinimin anti-Covid.

“OEMVP vlerëson se në kategoritë me prioritet për vaksinim, duhet të inkuadrohen edhe bizneset, si shtyllë e shoqërisë dhe ekonomisë në vend, të cilët përfaqësojnë pjesën dërmuese të të punësuarve, dhe kontribojnë në stabilitetin ekonomik dhe financiar të shtetit. Me qëllim që të rikthehet aktiviteti ekonomik, shteti duhet të stimulojë sektorët që kanë potencial zhvillimor-ekonomik, para se gjithash, projektet kapitale-infrastrukturore. Nëse i referohemi të dhënave zyrtare, vërehet një normë shumë e ulët e realizimit të shpenzimeve kapitale, të cilat arrijnë vetëm 10.18% të mjeteve të parapara në buxhet. Nga 394 milion euro të planifikuara, janë realizuar vetëm 40 milion të cilat për fat të keq nuk janë shpenzime të karakterit zhvillimor, por që më tepër paraqesin shpenzime fikse të institucioneve përkatëse. Në rast se vazhdon ky trend dhe ky vëllim i investimeve kapitale, përfundimi i vitit 2021 do të jetë ndër më të dobëtat në aspekt ekonomik, pasi që do të arrinim normën e realizimit të mbi 40% të mjeteve të planifikuara”, thonë nga OEMVP-ja.

Ata e alarmojnë nevojën e miratimit të pakove ekonomike, por vlerësojnë, se mosrealizimi i projekteve infrastrukturore ka ndikuar edhe uljen e fitimit të kompanive.

Nga atje kanë rikujtuar Qeverinë për projektet e parealizuara, si “autostrada Shkup-Bllacë, realizimi i korridorit të 8-të Pan Evropian dhe hapja e terminalit doganor në Jazhincë me infrastrukturë adekuate”.

Advertisement

Ndërkaq kanë kërkuar edhe udhëzime të qarta për veprimtarinë e sipërmarrësve gjatë orës policore.

OEMVP kërkon që sektori i biznesit të jetë prioritet në vaksinimin anti-Covid shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy