Osmani: Ambasadori i Maqedonisë në Ukrainë për momentin është i fshehur

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në emisionin “24 Analiza” tha se në këto kushte të vështira, Ambasada po mundohet t’u shërbejë qytetarëve që nuk janë larguar nga Ukraina dhe do të jetë edhe më e vështirë për shkak të situatës ushtarake.

Ai nuk saktësoi nëse Maqedonia do të dërgojë trupa nëse aktivizohet neni 5, gjegjësisht nëse Rusia përparon në territorin e ndonjë prej vendeve anëtare.

“Ambasadori ynë është aty me ekipin dhe pasi janë aktivizuar alarmet e goditjes ajrore, i kam udhëzuar që të largohen nga vendi dhe të shkojnë në vendet fqinje. Ai aktualisht është i fshehur”, ka thënë Osmani.

Në qytetet e tjera ka disa qytetarë dhe tani është më e vështirë për t’u larguar sepse nuk ka fluturime komerciale./Telegrafi/

Advertisement

Osmani: Ambasadori i Maqedonisë në Ukrainë për momentin është i fshehur shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy