Osmani: Forumi i Prespës për Dialog është brendi i ri i Maqedonisë së Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në pres konferencë i paraqiti konkluzionet dhe qëllimet e arritura të Konferencës së parë ndërkombëtare në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog, që dy ditët e kaluara u mbajt në Ohër dhe Oteshevë.

“Dy ditët e kaluara ishim dëshmitarë të Konferencës, Forumit, për të cilin mund të them se e realizuam në përputhje me të gjitha standardet e pranuara për ngjarje të tilla. Arritëm të tregojmë, por para se gjithash t’i dëshmojmë vetvetes se jemi krah për krah me partnerët tanë dhe miqtë tanë kur bëhet fjalë për kontributin tonë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Që nga sot, Maqedonia e Veriut zë vend në hartën e bashkësisë ndërkombëtare si partner serioz dhe pikë nga e cila dalin iniciativa pozitive; pjesë e botës ku çdokush duhet të ndjehet i mirëseardhur dhe të jetë pjesë e tregimit që ne e ofruam dhe që po e ndajmë bashkërisht”, theksoi Osmani.

Ai informoi se Forumi i Prespës për Dialog morri lëvdata nga të gjitha palët, nga të gjithë pjesëmarrësit edhe atë jo vetëm në aspektin organizativ, por edhe në aspektin e temave që u ofruan për dialog, si dhe nga vetë iniciativat dhe propozimet që dolën para dy ditëve.

Duke folur për synimet e arritura, Osmani theksoi se në këtë forum, rajoni foli me një zë. U demonstrua vullnet për përforcimin e dialogëve të ndërsjellë në nivelin më të lartë, u riafirmua intenca për përforcimin e mirëbesimit të ndërsjellë, për realizimin e synimeve të përbashkëta, për një rajon stabil, prosperues dhe të integruar në strukturat evropiane.

Advertisement

“Ajo që për ne është e rëndësishme është se në disa raste u potencua se zgjerimi i BE-së nuk është çështje teknike por çështje gjeostrategjike e rëndësishme për të cilën nevojitet vëmendje e duhur dhe vullnet politik nga të gjithë aktorët për realizimin e synimeve të përbashkëta. Nëse Evropa dëshiron të jetë e bashkuar, vendet nga rajoni duhet të përfshihen nëpërmjet një qasjeje inkluzive. Vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE dhe kjo tanimë nuk është çështje e zgjerimit, por çështje e bashkimit të Evropës”, theksoi Osmani.

Osmani: Forumi i Prespës për Dialog është brendi i ri i Maqedonisë së Veriut shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy