Osmani: Blerja e derivateve të naftës në pompat ruse të benzinës, financon ushtrinë ruse

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në “ClickPlus” në “TV21” ka komentuar radhët e gjata të makinave para disa pompave të benzinës. Osmani thotë se nuk është kompetent për këtë pjesë, por që nga mbledhjet t Qeverisë ka kuptuar se radhët janë shkaktuar nga spekulimet.

“Nga prezenca ime në Qeveri e di se këto radhë kanë qenë të krijuara nga spekulimet, për shkak se ka rezerva të mjaftueshme të naftës”, tha mes tjerash Osmani.

Osmani thotë se qytetarët që furnizohen me naftë nga kompanitë ruse në vend, indirekt financojnë ushtrinë ruse.

“Unë mendoj se Rusia, Federata Ruse kryesisht financohet nëpërmjet burimeve të energjisë. Të ardhurat dominante të Federatës ruse janë nga gazi, nafta, burimet energjetike. Sigurisht që blerja e tyre financon ushtrinë ruse, aty nuk ka dilemë”, theksoi Osmani.

Advertisement

Osmani gjithashtu konfirmoi se ka ftuar ambasadorin rus në RMV për t’i shprehur protestë për komunikimin e tyre.

“Mund të them atë qe ja kemi thënë ambasadorit. Kjo formë e komunikimit me opinionin tonë interpretohet këtu si kërcënim është formë e palejuar e komunikimit dhe qytetarët tanë nuk janë rusofob, por janë kundër agresionit të shtetit rus mbi një shtet sovran”, tha mes tjerash Osmani.

Osmani: Blerja e derivateve të naftës në pompat ruse të benzinës, financon ushtrinë ruse shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy