Osmani: Dokumentet e publikuara në disa media nuk janë propozimi final francez

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Osmani: Dokumentet e publikuara në disa media nuk janë propozimi final francez

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka bërë të ditur në rrjetet sociale se disa dokumente që kanë dalë në media nuk janë propozimi final nga Franca.

Ai kërkoi durim dhe mirëkuptim nga ana e qytetarëve lidhur me informacionin për propozimin e ri francez.

“Duke pasur parasysh ndjeshmërinë e momentit, dua të theksoj se dokumentet e publikuara në disa media nuk janë propozimi përfundimtar që Presidenca franceze ndau sot me Qeverinë përmes Ministrisë së Jashtme. Kemi mirëkuptim të plotë nga publiku për nevojën për t’u njohur me përmbajtjen e propozimit, por në të njëjtën kohë do të kërkojmë një durim të shkurtër që konsultimet të kalojnë nëpër institucione dhe propozimi të paraqitet siç duhet. Siç është premtuar, ne po fillojmë një proces të konsultimit të gjerë dhe propozimi autentik do t’i dorëzohet plotësisht publikut për inspektim”, ka shkruar Osmani.

Advertisement

Ndryshe, se propozimi francez do të kaloj nëpër shumë institucione për analitikë dhe shqyrtim, e kofirmoi edhe kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski.

Osmani: Dokumentet e publikuara në disa media nuk janë propozimi final francez shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy