Osmani: Maqedonia nuk e di ende versionin final të propozimit francez të cilin e miratoi kuvendi bullgar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në konferencën e sotme për shtyp tha se për herë të parë kemi një pozicion formal të Bullgarisë, mirëpo Maqedonia nuk e di ende versionin final të propozimit francez që u miratua në Parlamentin bullgar.

“Ende nuk e dijmë verzionin final që është aprovuar në parlamenti bullgar, ne për herë të parë kemi një pozicion formal të Bullgarisë dhe një pozicion publik të komunikuar nga Kryeministri Kovaçevski. Tre janë pikat kryesore që për ne e përcaktojnë fatin e një propozimi, me theks të veçantë çështja e gjuhës dhe çështja e historisë, si kritere për ecje përpara në procesin e integrimit si dhe dinamika e ndryshimeve kushtetuese karshi fillimit të bisedimeve. Ne nuk mund të hyjmë në ndryshime kushtetuese nëse nuk do të kemi fillim të bisedimeve. Tani presidenca franceze i ka për herë të parë pozicionet formale të Parlamentit bullgar të Qeverisë së vendit e cila reflekton pozicionin e Parlamentit të RMV-së dhe tani ato duhet te marrin një vendim final se çfarë propozimi do të shpalosin”, deklaroi ministri Osmani.

Ndryshe sot me një shumicë votash, parlamenti bullgar largoi zyrtarisht veton ndaj Maqedonisë së Veriut, duke pranuar propozimin francez me disa ndryshime të vogla.

Osmani: Maqedonia nuk e di ende versionin final të propozimit francez të cilin e miratoi kuvendi bullgar shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy