Osmani: Maqedonia nuk e ka marrë ende propozimin francez, Bullgaria nuk ka vullnet politik për zgjidhje të çështjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Maqedonia e Veriut nuk e ka marrë ende propozimin e Francës për kornizën negociuese me Bullgarinë, por ndërkohë që dokumenti ishte duke u përgatitur, qeveria e Maqedonisë u konsultua me palën franceze.

Këtë informacion e ka konfirmuar në një intervistë televizive, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili ende thotë se propozimet e Francës janë vendime të saj tek të cilat nuk mund të ketë Maqedonia ndikim pa u dhënë versioni final i propozimit.

Osmani thotë se heshtja e qeverisë maqedonase për dokumentin është me qëllim që qëndrimi i tyre të mos bëhet alibi në prag të debatit në Bullgari për propozimin francez.

Ministri i Jashtëm ka deklaruar se për momentin në Sofje nuk ka vullnet politik për të hyrë në bisedime konkrete për çështje specifike, zgjidhje apo dokumente.

Advertisement

Osmani i pyetur se a do të kërkohet pëlqimi i Kuvendit të Maqedonisë për ndonjë propozim për vazhdimin e procesit derisa pala opozitare ka përcaktuar vijat e kuqe për këtë çështje, ministri tha se nuk ka nevojë për një gjë të tillë.

Osmani: Maqedonia nuk e ka marrë ende propozimin francez, Bullgaria nuk ka vullnet politik për zgjidhje të çështjes shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy