Osmani-Donfried: Prania e SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor është thelbësore për stabilitetin në rajon

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës në SHBA, realizoi takim bilateral me Ndihmëssekretaren e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, njoftojnë nga MPJ.

Gjatë bisedës u shpreh kënaqësi që Maqedonia e Veriut dhe SHBA-ja po zhvillojnë Dialog Strategjik, përmes së cilit forcohet partneriteti strategjik dhe avancohen marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve. Njëherazi u përshëndet edhe aleanca mes dy vendeve, veçanërisht në kuadër të NATO-s, si jashtëzakonisht e rëndësishme në kontekstin e sfidave aktuale të sigurisë.

“Në rrethanat aktuale, roli i ShBA-ve dhe prania e tyre e shtuar në Ballkanin Perëndimor janë thelbësore për ruajtjen e stabilitetit rajonal. Për më tepër, realiteti i ri gjeopolitik e thekson nevojën e përshpejtimit të proceseve evropiane dhe euroatlantike të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që njëherazi është edhe garanci për stabilitetin dhe sigurinë rajonale dhe evropiane, por edhe kufizon ndikimin e vendeve të treta”, theksoi Osmani.

Në kuadër të bisedës, shtojnë nga MPJ, bashkëbiseduesit dënuan ashpër pushtimin ushtarak rus në Ukrainë, që paraqet sulm ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit dhe kërcënim serioz për paqen, sigurinë dhe stabilitetin botëror./Telegrafi/

Advertisement

Osmani-Donfried: Prania e SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor është thelbësore për stabilitetin në rajon shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy