Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, gjatë vizitës së tij në Francë është takuar me Isabelle Dumont, Këshilltare diplomatike për Evropën Kontinentale dhe Turqinë e Presidentit të Francës Emmanuel Macron.

Në një postim në Facebook, Osmani thotë se Franca dhe Maqedonia e Veriut kanë vendosur perspektivat evropiane në rrugëtim të përbashkët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Franca dhe Maqedonia e Veriut kanë vendosur perspektivat evropiane në rrugëtim të përbashkët, duke krijuar bazë për Evropë më stabile, më efikase dhe më të sigurt. Për ne është shumë e rëndësishme që Franca e përkrahë procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE, me standarde qartazi të vendosura pa humbur kohë”.

“Bashkëpunimi i përforcuar ekonomik dhe bilateral, si dhe aleanca në NATO janë standarde shtesë për të cilat i drejtohemi njëri tjetrit për përkrahje dhe bashkëpunim”, ka shkruar Osmani.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Osmani: Franca mbështet procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE shkruan Telegrafi.