Osmani: Infrastruktura rrugore dhe hekurudhore të Korridorit 8 paraqet projekt shumë të rëndësishëm për Ballkanin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, përmes video paraqitjeve mori pjesë në Forumin Adriatik për ndërlidhjen e infrastrukturës, ku mbajti fjalim hyrës në Panelin me temë “Korridori Adriatiko – Jon dhe Orienti-rrjeti Lindor/Mesdhetar (Korridori 8) në kuadër të procesit të revizionit të Korridoreve Trans Evropiane të Transportit”. njoftojnë nga MPJ.

“Ndërlidhja dhe ndërtimi i infrastrukturës për transport pa ndërprerje, energjia dhe infrastruktura digjitale në rajonin tonë do të nënkuptojë përfitim të madh për lidhjen e njerëzve dhe ekonomive brenda në vet rajonit, por edhe ndërlidhjen e tyre me vendet e BE-së. Rritja e lidhjes paraqet recetën më të mirë për zhvillim nëpërmjet përmirësimit të konkurrencës, krijimit të vendeve të punës dhe tërheqjes së investimeve”, theksoi Osmani.

Ministri e prezantoi gjithashtu edhe “Iniciativën 8” e cila paraqet platformë politike për intensifikimin dhe thellimin e bashkëpunimit, e cila është me interes strategjik për të tri vendet e përfshira, veçanërisht për Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Bullgarinë me çka theksoi:

“Infrastruktura rrugore dhe hekurudhore të Korridorit 8, midis Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë dhe Shqipërisë paraqet projekt shumë të rëndësishëm që është në interes jo vetëm për këto tri vende të Gadishullit Ballkanik, por edhe për tërë kontinentin Evropian”.

Advertisement

Qëllimi kryesor i Forumit ishte vendosja në fokus e lidhjes së transparencës dhe mundësive eventuale që do të dilnin nga zhvillimi dhe ndërveprimi i mëtutjeshëm midis Agjendës për lidhjen makro-rajonale të zonës Joniane; Kryqëzimi i rutës perëndim –jug të Korridorit Adriatiko-Jonian me rutën e Detit të Zi deri te rajonet Italiane të Adriatikut, si dhe përmirësimi i kushteve për transport të qetë të mallrave dhe njerëzve nga lindja e mesme në zemër të Evropës dhe anasjelltas./Telegrafi/

Osmani: Infrastruktura rrugore dhe hekurudhore të Korridorit 8 paraqet projekt shumë të rëndësishëm për Ballkanin shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy