Osmani: Jemi në komunikim me ambasadën tonë në Kiev, po përpiqemi që t’i evakuojmë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Familjet, shtetas të Maqedonisë së Veriut edhe pse kanë siguruar fleta udhëtimi nga Ambasada në Kiev, sërish nuk kanë mundur të dalin jashtë Ukrainës.

Një nga familjet është me fëmijë një-vjeçar dhe me të njëjtit siç bëri të ditur ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka komunikuar drejtpërdrejt.

“Me një familje kam biseduar unë drejtpërdrejt, me një fëmijë njëvjeçar që janë në pjesën lindore të Ukrainës”, tha Osmani i cili shtoi se ka realizuar bisedë edhe me ministren ukrainase që të sigurohet evakuim për shtetasit e mbetur në Ukrainë.

“Ne jemi në komunikim me Ambasadën tonë dhe për fat të keq situata nuk është e mirë, veçanërisht në Kiev. Ambasadori, diplomati dhe dy qytetarë të tjerë tanë që janë në Ambasadë pjesën më të madhe e kanë kaluar më shumë në Ambasada, aq sa as gjumin nuk e kanë bërë në shtëpitë e tyre. Përpiqemi t’i evakuojmë. Unë kam pasur disa kontaktet me kolegë, ministra të rajonit. Ka rreth 20 ambasadorë të BE-së për momentin të cilët nuk mund të dalin. Bëjmë Aranzhime që kushdo qoftë nga këto shtete që të realizojmë transport dhe t’i dërgojmë në Poloni”, tha Osmani.

Advertisement

Osmani: Jemi në komunikim me ambasadën tonë në Kiev, po përpiqemi që t’i evakuojmë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy