Osmani: Krizës shëndetësore mos i shtojmë edhe krizë politike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në një konferencë për shtyp tha se me përfundimin zyrtar të gjendjes së jashtëzakonshme, për fat të keq, ne po hyjmë në një gjendje edhe më të madhe të jashtëzakonshme politike, që kërcënon të përshkallëzohet në një krizë politike që të paktën në këtë moment absolutisht nuk është e nevojshme.

Fundi i gjendjes së jashtëzakonshme nuk do të thotë edhe fund i kërcënimit të epidemisë dhe i nevojës për tu ballafaquar në mënyrë efektive me pasojat e pandemisë, por përkundrazi, kemi nevojë për një qeveri të qëndrueshme dhe të përgjegjshme, dhe një shumicë politike që do të marrë plotësisht përgjegjësinë për të gjitha sfidat që qëndrojnë para nesh”, deklaroi Osmani.

Ai theksoi e zgjedhjet sot i kemi shumë më shumë të nevojshme, se sa në dhjetor të vitit të kaluar, kur me konsensus vendosëm që të kemi zgjedhje të parakohshme.

Osmani shtoi se pret nga të gjithë faktorët politikë të tregojnë qëndrimet dhe propozimet e tyre se si ata mendojnë se duhet t’i japim fund kësaj situate të jashtëzakonshme, por edhe t’u bëj thirrje liderëve politikë që t’i ngrijnë taktikat e zgjedhjeve dhe t’i japin prioritet seriozitetit në të cilin gjendemi./Telegrafi/

Advertisement

Osmani: Krizës shëndetësore mos i shtojmë edhe krizë politike shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy