Osmani-Le Drian: Fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut, nëse BE-ja dëshiron të ruajë besueshmërinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në margjinat e mbledhjes së Koalicionit për luftë ndaj ISIS në Marakesh, sot, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani realizoi takim me Ministrin për Evropën dhe Punë të Jashtme të Francës, Zhan Iv Le Drian, njoftojnë nga MPJ.

Në fokus të bisedimeve ishin aktivitetet dhe planet e Presidencës franceze me Këshillin e BE-së në lidhje me integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe domosdoshmërinë e përshpejtimit të rrugës evropiane të vendit tonë.

Ministri Osmani theksoi se rreziqet e politikës së jashtme dhe të sigurisë në realitetin e ri gjeopolitik e imponojnë zbatimin e vendimit për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut, nëse Bashkimi Evropian dëshiron ta ruajë kredibilitetin e tij, para së gjithash në rajon dhe ta demonstrojë lidershipin e tij gjeostrategjik.

“Maqedonia e Veriut i ka plotësuar të gjitha kushtet për fillimin e negociatave dhe poashtu ka arritur harmonizim 100% me Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së, si dhe miratimin e 40% të legjislacionit të BE-së dhe tani është momenti kritik që Bashkimi Evropian të reflektojë përmes miratimit të kornizës negociuese”, tha Ministri Osmani.

Advertisement

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për situatën aktuale në Ukrainë dhe ballafaqimin me sfidat e sigurisë në rajon, si pasojë e agresionit rus mbi Ukrainën./Telegrafi/

Osmani-Le Drian: Fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut, nëse BE-ja dëshiron të ruajë besueshmërinë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy