Osmani: Nuk ka nevojë dhe nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme kuvendare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani ka thënë sot në konferencë për shtyp se në Maqedoni nuk ka nevojë për shumicë të re kuvendare e as për zgjedhje të parakohshme, pasi sipas tij, qeveria është stabile dhe pritet të rritet, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ne si parti jemi të kënaqur me rezultatet e zgjedhjeve lokale, ku ne kemi fituar rreht 130 mijë vota nga qytetarët. Likova, Saraji dhe Pllasnica që i fituam që në rrethin e parë janë garancë për punën e BDI-së. Punojmë cdo ditë në terren për të siguruar epërsinë në komuna ku jemi në balotazh. Shkupi është më i sigurtë me komunikimin dhe besimin në mes dy etnive dhe për këtë është e drejtë të mbështesim Petre Shilegov. Mund të them se nuk ka nevojë për qeveri të re dhe shumicë të re parlamentare”, tha Osmani.

Ai gjithashtu tha se BDI është e bindur se do të fitojnë edhe në rrethin e dytë në komunat ku janë në balotazh me OBRM-PDUKM, PDSH-në, ASH-në dhe Lëvizjen Besa. /Telegrafi/

Osmani: Nuk ka nevojë dhe nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme kuvendare shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy