Osmani për Këshillin Strategjik për Politikë të Jashtme: Kam kërkuar mendime kundërthënëse, jo monolog

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Jashtëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani sot ka prezantuar listën e emrave që përbëjnë Këshillin Strategjik për Politikë të Jashtme, kjo listë mes tjerash në vete ngërthen edhe Valentina Bozhinovskën dhe Sergjan Kerimin, emra këto për të cilët edhe vet Osmani shprehet i vetëdijshëm se do të shkaktojnë zhurmë në opinion.

Megjithatë e mbron këtë listë bashkë me emrat e apostrofuar, duke nënvizuar se ideja e tij është që në Këshill të ketë mendime kundërthënëse dhe jo monolog.

“Kam insistuar që të ketë persona të cilët kanë edhe qëndrime politike, por të cilët nuk janë të varur nga politika ditore. Kjo ka qenë, përveç ekspertizës tyre, eksperiencës tyre kam kërkuar edhe njerëz me qëndrime kundërthënëse politike, për shkak se unë nuk dua të jetë ajo një monolog në të cilën ne do të mbështesim njëri tjetrin për qëndrimet, por kam dashur në atë këshill strategjik të ketë debat, edhe kundërthënës, për shkak se ka njerëz të cilët mendojnë edhe si Valentina Bozhinovska”.

“Sergjan Kerim kam qenë ministre i jashtëm, ka qenë kryetar i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ka qenë ish ambasador, ka qenë bile dy herë ministër i jashtëm edhe paraprakisht në sistemin e kaluar dhe unë nuk jam as prokuror as gjykatës por mua më intereson që të ngërthej në këtë strategji, eksperiencën, njohurit, pikëpamjet e ndryshme të njerëzve për shkak se ka njerëz në Maqedoninë e Veriut të cilët ndajnë edhe mendime të ndryshme, pikëpamje të ndryshme nga ato të miat, nga ato të shumicës. Dhe parimi kryesor ka qenë inkluziviteti, ka qenë eksperienca dhe qasja 360 shkallë në ndërtimin e strategjisë”, deklaroi Bujar Osmani, ministër i jashtëm.

Advertisement

Osmani për Këshillin Strategjik për Politikë të Jashtme: Kam kërkuar mendime kundërthënëse, jo monolog shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy