Osmani: Për pakë ditë qytetarët do të vendosin nëse janë për bashkëjetesë apo supermaci monoetnike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kandidati për president nga koalicioni Fronti Europian, Bujar Osmani deklaroi për disa ditë qytetarët duhet të vendosin se a jemi për integrime apo jemi për izolim të vendit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Për disa ditë këtu do të vijnë re të zeza, për disa ditë ju do të vendosni a jemi për integrimin a jemi për izolimin. Për disa ditë do të vendosni a jeni për bashkëjetesë apo për supermaci monoetnike përjashtuese”, tha Osmani.

Ai tha se ky është një vendim që ju qytetarët duhet ta merrnin.

“Kjo nuk është vetëm një zgjedhje e njëhershme, por është investim për të ardhmen, është një investim kundër këtij nacionalizmi hakmarrës e cila për disa ditë mund të instalohet në vendin tonë”, tha Osmani.

Advertisement

Ai tha se ato çka kërkojnë 61 deputetë mundohen të na prishin me botën./Telegrafi/

 

Osmani: Për pakë ditë qytetarët do të vendosin nëse janë për bashkëjetesë apo supermaci monoetnike shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy