Osmani: Qytetarët të cilët janë jashtë vendi dhe nuk kanë dokumente me emrin e ri, të paraqiten tek përfaqësitë diplomatike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas 12 shkurtit nuk do të vlejnë pasaportat me emrin e vjetër të shtetit. Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani tha se qytetarët që janë jashtë vendit, duhet të lajmërohen në përfaqësitë diplomatike të RMV-së në vendet ku jetojnë, ku do t’u tregohet se si të veprojnë për t’u kthyer në Maqedoninë e Veriut me pasaportat me emrin e vjetër të shtetit.

“Duhet të komunikojnë me përfaqësitë e konsujve-diplomatike, ka telefon 24 orë të MPJ-së, ekip kujdestar në Ministri, që i pranon ato telefonata, le të lajmërohen në atë numër, ne do t’u tregojmë se çfarë duhet të bëjnë”, tha mes tjerash Osmani në emisionin “10 Minuta” në “TV21”.

Osmani tha se kryeministri Talat Xhaferi ka formuar grup pune për gjetjen e zgjidhjes për problemin me nxjerrjen e pasaportave me emrin e ri të shtetit.

Osmani theksoi se po shqyrtohet edhe mundësia që të dëmshpërblehen qytetarët që kanë afat në pasaportën me emrin e vjetër të shtetit, por që janë të detyruar që ta ndërrojnë pasaportën pas zotimeve që dalin nga Marrëveshja e Prespës për ndryshim të emrit nga Maqedonia, në Maqedonia e Veriut.

Advertisement

“Me kryeministrin e ri, që në seancën e parë menjëherë u formua një grup pune për gjetjen e zgjidhjeve. Zgjidhje për të cilat ka disa skenarë, nga mundësia që shteti të dëmshpërblejë ata që kanë pasaportë të vlefshme dhe duhet ta ndryshojnë atë për shkak të Marrëveshjes, deri te mundësia e riorganizimit të shërbimeve. Sot ishte takimi i parë i atij grupi punues”, thotë Osmani.

Osmani: Qytetarët të cilët janë jashtë vendi dhe nuk kanë dokumente me emrin e ri, të paraqiten tek përfaqësitë diplomatike shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy