Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani pas takimit me ministren federale për BE dhe Çështje Kushtetuese të Republikës së Austrisë, Karoline Edshtadler, tha se përcaktimi i Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE është konsistent dhe i vazhdueshëm. Konteksti i ri gjeopolitik pas agresionit rus në Ukrainë vetëm i ka konfirmuar argumentet tona të vazhdueshme se çështja e zgjerimit është para së gjithash çështje e sigurisë për rajonin.

Sipas ministrit, përcaktimi i vendit për anëtarësim në BE është konsistent, para së gjithash pasi shteti është pjesë gjeografike, kulturore dhe historike e Evropës dhe prej këtu i takon edhe Bashkimit Evropian.

“Nevoja për konsolidim të Bashkimit Evropian me këtë pjesë të Evropës, e cila është e rrethuar me vende anëtare, e nuk është pjesë e Bashkimit Evropian, është tejet e rëndësishme për vet Bashkimin Evropian. Prej këtu, ne vlerësojmë se anëtarësimi i rajonit, por edhe i Maqedonisë së Veriut para së gjithash, është me vlera të shtuara të sigurisë, politike dhe ekonomike për vet BE-në”, tha Osmani.

Ai përmendi se në këto momente duhet të jemi sensitivë, pasi para së gjithash civilët ukrainas vuajnë nga agresioni që po ndodh, dhe kjo është prioritet i vëmendjes sonë, por edhe botërore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Megjithatë, duhet të kujdesemi edhe për pikat vulnerabile të kontinentit, siç është Ballkani Perëndimor. Vlerësoj se nuk ndryshon intensiteti i dëshirës sonë për anëtarësim në BE, por vetëdija besoj e fqinjëve, besoj edhe të vendeve anëtare se kjo është e mundur jo vetëm për neve, por e rëndësishme edhe për Bashkimin Evropian nga aspekti i sigurisë, ai politik dhe ekonomik”, tha Osmani.

Osmani: Përcaktimi i Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE është konsistent shkruan Telegrafi.