Osmani: Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor paraqet stabilitet për tërë kontinentin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot realizoi video takim me anëtarë të grupit joformal të deputetëve “Miq të Maqedonisë së Veriut” në Parlamentin evropian, të udhëhequr nga euro deputetja Irena Joveva nga Sllovenia. Në grupin “Miq të Maqedonisë së Veriut” marrin pjesë 30 euro-përfaqësues nga Sllovenia, Kroacia, Austria, Bullgaria, Greqia, Franca dhe Gjermania.

Duke iu falënderuar anëtarëve për punën vullnetare dhe përfshirjen e drejtpërdrejt në promovimin e Maqedonisë së Veriut në procesin eurointegrues, Osmani shprehi bindje për bashkëpunim të ardhshëm mes institucioneve të vendit tonë dhe Parlamentit evropian në rrugën drejt nisjes dhe udhëheqjes së bisedimeve, si dhe integrimit të plot të vendit tonë në shoqërinë evropiane.

“Maqedonia e Veriut do të vazhdojë me të gjitha përpjekjet të kërkojë zgjidhje racionale për kapërcimin e çdo dallimi me Bullgarinë dhe mbetet e përkushtuar në procesin reformues, dhe të gjitha segmentet tjera që janë pjesë e prioriteteve tona eurointegruese. Si rrjedhojë, ne ende vlerësojmë se ekziston gjasa, nëse e shfrytëzojmë kohën e çmueshme para nesh, për t’u mbajtur Konferenca ndërqeveritare në kuadër të presidencës gjermane”, theksoi Osmani, duke informuar deputetët për gjendjen aktuale lidhur me agjendën evropiane të vendit.

Nga deputetët u nënvizua mbështetja e fuqishme për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut. Parlamenti evropian si institucion mbetet pozitive drejt politikave për zgjerim dhe porositë pozitive për Maqedoninë e Veriut, përfshirë edhe për fillimin e bisedimeve për çka rregullisht thirret në rezolutat e saj. U theksua rëndësia për vazhdimësinë e reformave për krijimin e atmosferës pozitive për nisjen e negociatave, me ç’rast u paralajmërua edhe vazhdimin i dialogut Zhan Mone, me qëllim intensifikimin e bashkëpunimit mes partive politike në drejtim të inkluzivitetit të procesit negociata.

Advertisement

Nga MPJ shtojnë se duke potencuar aspektin gjeopolitik për rëndësinë e zgjerimit të BE-së me rajonin, u konstatua njëzëri se Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm jo vetëm për sigurinë dhe stabilitetin e BE-së, por edhe për progresin e tërësishëm ekonomik, politik dhe shoqëror./Telegrafi/

Osmani: Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor paraqet stabilitet për tërë kontinentin shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy