Osmani viziton konsullatën e Maqedonisë së Veriut në New Jersey

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për pjesëmarrje në mbledhjen plenare të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, vizitoi Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Nju Xhersi. Ai bëri të ditur se ofrimi i shërbimeve efikase për shtetasit e tyre në të gjithë botën është prioriteti kryesor i Ministrisë së Jashtme dhe se nuk ka prioritet më të rëndësishëm në këtë periudhë, përcjell Telegrafi.

“Çdo gjë tjetër mund të presë, por shtetasit tanë nuk duhet të presin!”, deklaroi Osmani.

Gjatë vizitës së tij, Osmani u njoh me punën e Konsullatës, duke veçuar procedurën e lëshimit të dokumenteve të reja të udhëtimit, ku numri i shtetasve që fotografohen për dokumente të reja është rritur dukshëm. Ai theksoi se numri i kërkesave për shërbime konsullore është në rritje, duke paraqitur disa statistika të ndjeshme për periudhat krahasuese.

Ministri gjithashtu shfrytëzoi rastin për të biseduar drejtpërdrejt me shtetasit që ishin në Konsullatë, për të marrë informacion mbi nevojat e tyre dhe për të gjetur mënyra për të përmirësuar shërbimet.

Advertisement

Para kësaj vizite në Nju Xhersi, Osmani gjithashtu ka vizituar Përfaqësitë diplomatike-konsullore më të ngarkuara në Evropë, duke u përqendruar në qëllimin e përmirësimit të shërbimeve për shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut. /Telegrafi/

Osmani viziton konsullatën e Maqedonisë së Veriut në New Jersey shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy